Reagon nëna e Ronaldos: Në hotel nuk shkohet për të luajtur letra

Mediale Vip

Reagon nëna e Ronaldos: Në hotel nuk shkohet për të luajtur letra

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:28
Cristiano Ronaldo dhe Maria Dolores dos Santos Aveiro

Ai është një prej emrave më të dashur, por edhe të spekuluar. Së fundmi, ai u akuzua edhe për përdhunim.

Cristiano Ronaldo ishte në qendër të akuzave për përdhunim nga Katherin Mayoraga.

Vet lojtari hodhi poshtë akuzat kohë më parë, por tash edhe nëna e tij është shprehur për publikun.

Në një intervistë për Correio de Manha, nëna e futbollistit, Maria Dolores dos Santos Aveiro, ka reaguar duke thënë se vajza që shkoi në hotel me Cristianon e bëri me vetëdije të plotë.

“Unë i besoj djalit tim. Kur ajo vajzë shkoi atje, në hotel, ajo nuk e bëri për të luajtur letra”.

“Ajo ka dashur të bëjë diçka. Unë e njoh djalin tim. Unë e di se kush është ai. Ai është djali im dhe unë nuk dua të flas për këtë më”, u shpreh nëna e Cristianos.

Ndërkohë Cristiano vazhdon me performancat e tij në fushë me Juventusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat