Revista zvicerane kundër Loredanës, kritikon ashpër edhe shqiptarët

Mediale Vip

Revista zvicerane kundër Loredanës, kritikon ashpër edhe shqiptarët

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Loredana

Loredana dhe Mozzik kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikën e tyre në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Megjithatë duket se jo të gjithë e kanë të lehtë ta pranojnë suksesin e tyre dhe madje nuk ngurrojnë të përdorin artistët për të folur kundër shqiptarëve. Revista zvicerane ‘Weltwoche’ ka vendosur t’i dedikojë një shkrim të veçantë Loredanës dhe shqiptarëve. “Dialog Plus” shkruan se në revistën zvicerane, këngëtarja shqiptare përshkruhet si një repere e suksesshme me 1 milionë ndjekës në rrjete sociale dhe këngët e saj janë dëgjuar 76 milionë herë.

Në të thuhet se Loredana flet për ‘Mercedes’ të zinj dhe drogë në këngët e saj dhe këtë gjë e përdorin edhe kundra shqiptarëve. “Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë të lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me ‘Mercedes’ të zinj, kanë kafka të rrafshëta në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më ‘cool’ në botë, se vajzat presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”, – shkruhet në artikullin e “Weltwoche” sipas “Dialog Plus”. Megjithatë Loredana dhe Mozzik duket se nuk i vënë shumë re të tilla ofendime, sepse vazhdojnë të punojnë po njësoj për të prekur majat e suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat