Një gjysmë dekade pa çmime ‘Grammy’, por Lady Gaga mund të dyfishojë numrin e trofeve këtë fundjavë

Mediale Vip

Një gjysmë dekade pa çmime ‘Grammy’, por Lady Gaga mund të dyfishojë numrin e trofeve këtë fundjavë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Lady Gaga

Lady Gaga mund të jetë fokusuar në karrierën e saj si aktore, por nuk mund të harrojmë se gjithçka për të ka filluar nga muzika. Këngëtarja është fituese 6 herë e çmimit ‘Grammy’ dhe mund të marrë me vete edhe 5 çmime të tjera ditën e shtunë. Duke qenë se ceremonia e ndarjeve të çmimeve po afrohet, ‘Cosmopolitan’ ka bërë një përmbledhje të shkurtër të trofeve të koleksionuar nga Lady Gaga.

2009: Lady Gaga fiton 2 çmimet e para ‘Grammy’ Fiks një dekadë më parë, Lady Gaga mori 2 çmimet e para ‘Grammy’ për “Best Dance Recording” nga albumi ‘Poker Face’ dhe Best Electronic/Dance Album, për ‘The Fame’. Duke marrë parasysh se këngët e saj vazhdojnë të mbeten hite, mund të themi që këto çmime kanë qenë të merituara.

Image

 

2010: Lady Gaga shton 3 çmime të tjera në koleksionin e saj Zakonisht, VIP-ave i duhet shumë kohë që të fitojnë disa çmime përnjëherësh, por për Gaga-n kjo ishte një lojë fare e thjeshtë. Ajo fitoi ‘Pop Vocal Performance’, ‘Best Pop Vocal Album’ dhe ‘Best Short Form Music Video’. Vërtetë një mënyrë interesante për të mbyllur mbrëmjen.

Image

 

2014: Gaga fiton çmimin e fundit ‘Grammy’ për ‘Best Traditional Pop Vocal Album’ Çmimi i fundit që Lady Gaga ka fituar, ka qenë ai për ‘Best Traditional Pop Vocal Album’. Ajo dhe Tonny Bennett e fituan pas një bashkëpunimi ikonik.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat