Zaimina Vasjari rikthehet në muzikë? Këngëtarja zbulon surprizën në bashkëpunim me Flor Mumajesin

Mediale Vip

Zaimina Vasjari rikthehet në muzikë? Këngëtarja zbulon surprizën në bashkëpunim me Flor Mumajesin

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:32
Zaimina Vasjari

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat i kanë rezistuar kohës. Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër tek familja dhe tek biznesi i saj. Në postimin e fundit në ‘Instagram’, Zaimina ka zbuluar se në fakt ka ndërmend të sjellë projekt të ri dhe për më tepër, një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesi. “Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e ka pyetur një nga fansat dhe Zaimina ia ka kthyer duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi. Mesa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri, por e ka mbajtur sekret për publikun. Ndoshta kënga do të publikohet së shpejti dhe me siguri, do të pëlqehet shumë nga publiku.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat