I vuri “kusht” për të shkuar në emision, Liberta Spahiu plotëson kërkesën e Mc Kreshës

Mediale Vip

I vuri “kusht” për të shkuar në emision, Liberta Spahiu plotëson kërkesën e Mc Kreshës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:41
Liberta Spahiu dhe Mc Kreshës

Para disa muajsh u përhap lajmi se mes reperit Mc Kresha dhe moderatores Liberta Spahiu kishte ndodhur një hatërmbetje.
Liberta është shprehur se Kresha nuk vinte në “Prive” për një detaj të vogël të cilin nuk e zbuloi, ndërsa asokohe reperi tregoi se pa marrë një falje nga moderatorja nuk do shkonte si i ftuar në emisionin e saj.

“Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq” – është shprehur para dy muajsh në emisionin “NIN” MC Kresha.

Por, promoja e kësaj të shtune e “Prive” shfaq McKreshën si protagonist, duke folur për projektet e tij muzikore, e sigurisht për arsyen e mosprezencës në emision si i ftuar.

Ndoshta Liberta ka plotësuar “kushtin” e Kreshës, ndoshta reperi e ka lënë pas krahëve këtë çështje dhe vendosi ti ulë gjakrat, atë nuk e dimë e vetmja gjë që na mbetet është të presim të shtunën për ta mësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat