Ana Kabashi publikon këngën e re “Na thej”

Mediale Vip

Ana Kabashi publikon këngën e re “Na thej”

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Ana Kabashi

Këngëtarja Ana Kabashi ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Na thej” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Kënga është punuar dhe orkestruar nga Granit Gashi në studion “Massive Production”.

“Na thej” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë mjaft atraktive dhe tërheqëse.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Këngëtarja Kabashi vazhdon përndryshe të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta, gjersa nuk mungon edhe në koncerte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat