Blero ka nisur përgatitjet e dasmës, këngëtari zbulon detajet e para

Mediale Vip

Blero ka nisur përgatitjet e dasmës, këngëtari zbulon detajet e para

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:03
Blero dhe Afrona Dika

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika, shumë shpejt do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Pak muaj më parë, ‘Prive’ zbuloi se çifti kanë vendosur të martohen në 21 shtator 2019-të në një nga hotelet më luksoze tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Pavarësisht se duhen ende edhe disa muaj deri në ditën e ceremonisë, çifti i njohur kanë nisur nga përgatitjet. Në një intervistë për ‘Mirage’ Blero ka zbuluar se është Afrona ajo që po kujdeset për çdo detaj, pasi këngëtari është duke u marrë me disa projekte muzikore. Blero shtoi se dasma do të jetë private dhe do të përpiqet që ta mbajë sa më larg mediave.

“Fatmirësisht në këtë aspek merret më shumë Afrona, pasi ajo ka më shumë kohë të lirë. Të ftuar do të jenë miq, kolegë dhe miq të medias, por nuk do të kemi asnjë media që do të transmetojë dasmën. Disa miq do i selektojmë në mënyrë që të fshehim disa nga pamjet e dasmës”,- shprehet këngëtari.

Kujtojmë se pak ditë më parë dyshja e njohur festuan 5 vjetorin e lidhjes së tyre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat