Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, zbulohet momenti i sikletshëm i Çiljetës gjatë festës së ditëlindjes

Mediale Vip

Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, zbulohet momenti i sikletshëm i Çiljetës gjatë festës së ditëlindjes

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:08
Çiljeta

5 shkurti është një ditë speciale për Çiljetën dhe djalin e saj, Fernandon, sepse të dy festojnë ditëlindjen. Këtë vit Çiljeta vendosi të bënte një festë të përbashkët për ta, në të cilën mblodhi miqtë e saj më të mirë dhe të Fernandos. Nga ajo çfarë u publikua në rrjetet sociale shihej se brenda festës gjithçka shkonte shumë mirë, por mesa duket Çiljeta ka kaluar një moment të sikletshëm.

Ditën e sotme në emisionin ‘Lartë e poshtë’, ishin të ftuar dy gazetarët e njohur të showbizit, Xhulja Karavella dhe Armend Dumbo, për të folur mbi ditëlindjet e VIP-ave. Gjatë bisedës moderatori i emisionit zbuloi se Çiljetës ju dogj fustani në festë dhe të gjithë vraponin pas saj për të shuar flakët. Megjithatë më pas gjithçka kishte shkuar mirë dhe kishte vijuar me të njëjtin ritëm. Këtë vit Çiljeta festoi ditëlindjen e saj të 34-të, ndërsa Fernando 6-vjetorin e lindjes. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat