Këngëtari i njohur emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu në lot - Bota Sot
Këngëtari i njohur emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu në lot

Mediale Vip

Këngëtari i njohur emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu në lot

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Videoja e një anëtari të Policisë së Kosovës, ku shihet me lot në sy në momentin kur po protestohej në Drenas në shenjë pakënaqësie për rastin e të miturës nga Drenasi, ka prekur zemrat e të gjithëve.

Kantautori Flori Mumajesi ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Instagram.

Videoja që ishte ripostuar nga një faqe tjetër, mban mbishkrimin “Një anëtarë i policisë së Kosovës ka shpërthyer në lot në momentin kur po protestohej në shenjë pakënaqësie për rastin e vajzës 16-vjeçare nga Drenasi. Teksa ata bënin thirrje se policët janë përdhunues, një polic në moshë është parë duke qarë. Pas këtij gjesti protestuesit kanë e kanë përqafuar të gjithë”.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme u protestua në Prishtinë, ndërsa sot në Drenas, qytetarë të shumtë u mblodhën për të bërë thirrje që të ndalohen abuzimet, ndërsa fajtorët të marrin dënimin e merituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...