Deputetja braziliane i befasoi të gjithë duke u shfaqur me veshje të ekspozuar gjatë betimit në Parlament

Mediale Vip

Deputetja braziliane i befasoi të gjithë duke u shfaqur me veshje të ekspozuar gjatë betimit në Parlament

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:23
Ana Paula da Silva

Një deputete e sapo zgjedhur e shtetit brazilian, nxiti polemika me veshjen e saj të ekspozuar gjatë betimit në Kuvendin e Brazilit.

Ana Paula da Silva, 43 vjeçe, u bë temë në mbarë mediat braziliane, teksa gjatë betimit u shfaq provokuese, shkruan DailyMail.

Ajo mbante të veshur një kostum të ngushtë ngjyrë të kuqe, me dekolte të hapur, e cila i vinte në pah gjoksin.

Lidhur me këtë veshje të ekspozuar, ajo u prononcua në një intervistë me rrjetin brazilian, NSC TV.

“Unë kam qenë gjithmonë kështu. Nuk është tani që unë jam bërë [një deputete] dhe do të bëhem një njeri tjetër. Unë nuk jam atje për t’u vlerësuar për këtë. Mënyra se si unë vishem është problemi im”, ka thënë ajo.

Kombi më i madh i Amerikës Latine ka luftuar gjatë me dhunën në baza gjinore dhe burrat vazhdojnë të dominojnë pjesën më të madhe të sferës publike, duke përfshirë politikën.

“Gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me to ashtu siç janë”, shtoi da Silva në përgjigje të asaj nëse zgjedhja e saj e veshjeve ishte një formë proteste.

“Ka çështje shumë më të rëndësishme për Kuvendin Legjislativ për të diskutuar”, është shprehur 43-vjeçarja.

Facebook-i dhe Instagram-i i deputetes Santa Catarina u bombarduan me mesazhe duke e parë si të tepruar veshjen e saj në këtë ambient thellësisht konservator, i njohur edhe për kostume të papërshkrueshme të pishinave dhe për zhveshje gjatë karnavaleve.

Kundërshtarët e deputetes nga partitë tjera politike, e cilësuan veshjen e saj si ‘të papërshtatshme’, ‘tronditëse’ dhe ‘vulgare’.

Da Silva përndryshe mori numrin e pestë më të madh të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar të parlamentit dhe më parë ka shërbyer dy mandate si kryebashkiake lokal në qytetin e Bombinhas.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat