Motrat Braha tregojnë marrëdhënien e ngusht, njëra më yll se tjetra

Mediale Vip

Motrat Braha tregojnë marrëdhënien e ngusht, njëra më yll se tjetra

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 07:48
Mihrije dhe Lora Braha

Për më shumë se 40 vite, ajo ka prekur skenën shqiptare dhe prej vitesh është një figurë mjaft e njohur në tregun e muzikës. 

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Mihrije Braha emri i së cilës është shumë i dashur për publikun.

Por ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në studiot televizive, ajo sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan me motrën e saj, po ashtu këngëtare, Lora Braha.

Gjatë emisionit, ato rrëfyen marrëdhënien e ngushtë me njëra-tjetrën dhe kujtimet nga fëmijëria.

“Unë dhe Lora kemi 10 vite diferencë. Unë kam qenë 10 vjeç kur Lora erdhi në jetë dhe jam gëzuar shumë kur ajo ka lindur. Mendoja se do të luaja me të siç luaja me kukulla. Ne jemi shumë të lidhura. Lora e ka patur modelin në shtëpi dhe dyert i janë hapur edhe prej meje, edhe prej Naimit dhe motra e madhe vetëm i ka shijuar sukseset tona. Ne jemi rritur bashkë dhe me kalimin e viteve diferenca e moshës mes nesh është shuar”, tha Mihrija.

“Për mua dyert kanë qenë shumë të hapura, por herë pas here kam patur edhe pengesa dhe paragjykime. Kohët e fundit nuk kam mundur të merrem intensivisht me muzikë, por në vazhdim nuk do të mungojnë. Unë kam patur fat se Mihrija, edhe para luftës ka qenë shpesh në Europë dhe unë kam qenë ajo e përkëdhelura e saj. Gjithnjë më sillte dhurata. Dhe fëmijërinë e kujtoj si pjesën më të bukur. Kur është martuar Mihrija nuk e kam përjetuar shumë, sepse ajo vazdimisht ka qenë nëpër turne, ka munguar. E mbaj mend kalimthi dasmën e saj, kam qenë në klasë të pestë”, tregoi Lora Braha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat