Abuzimi me 16-vjeçaren, ja artistët që reaguan për ngjarjen që tronditi Kosovën - Bota Sot
Abuzimi me 16-vjeçaren, ja artistët që reaguan për ngjarjen që tronditi Kosovën

Mediale Vip

Abuzimi me 16-vjeçaren, ja artistët që reaguan për ngjarjen që tronditi Kosovën

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Dafina Zeqiri

Ngjarja shokuese në Drenas të Kosovës ku polici përdhunoi një vajzë 16-vjeçare i ka tronditur të gjithë. Efektivi e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar mësuesin e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas kësaj, polici ruajti kontaktet dhe abuzoi me të për dy vite. Sipas dëshmisë së vajzës, ai e la shtatzënë dhe e coi të abortonte në një klinikë private.

Ka patur mjaft reagime nga emrat e njohur të estradës që dolën në mbrojtje të së miturës, madje dhe ftuan ndjekësit për t'iu bashkuar protestës.

Reagimet erdhën nga Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Rina Balaj, Mozzik e Blero Muharremi.

Nora ishte ajo që e dënoi rëndë krimin duke kërkuar dënim me burg të përjetshëm për policin dhe mësuesin.

E nisi Nora Istrefi, e cila e dënoi rëndë krimin e ndodhur në Drenas, ku dy persona, një mësimdhënës dhe një polic, po dyshohen të kenë abuzuar seksualisht me një të mitur nga kjo komunë.

Më pas erdhi reagimi i Dafina Zeqirit, e cila doli në protestë dhe ftoi të gjithë ndjekësit ti bashkohen për të ngritur zërin ndaj abuzimit seksual. Të njëjtën gjë bëri dhe reperja Rina Balaj, e cila bëri thirrje për tu bërë zëri i heshtur i fëmijëve të dhunuar dhe rasteve të pedofilisë.

Ndërsa Mozzik u shpreh në rrjete sociale se ishte i shokuar nga kjo ngjarje duke thënë se do i ishte bashkuar me qejf protestave, por ndodhej jashtë vendit për angazhime personale.

Bleo reagoi duke thënë se historia e ka lënë pa fjalë pasi nëse e njëjta gjë do ti ndoshte së bijës, do të tmerrohej.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...