Zbulohet sekreti pse princi Charles mban gjithmonë një unazë në gishtin e vogël

Mediale Vip

Zbulohet sekreti pse princi Charles mban gjithmonë një unazë në gishtin e vogël

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Princi Charles

Kur bëhet fjalë për modën mbretërore, janë gratë ato që e marrin të gjithë vëmendjen: Mbretëresha dhe kostumet e saj me ngjyra, Dukesha Cambridge dhe stili i saj që ngjason pak me atë të Princeshës Diana, Dukesha e Sussex-it dhe dëshira e saj për të “thyer” pak protokollin mbretëror të veshjes.

Por, kur vjen puna te mbretërorët, shumë pak njerëz flasin.

Gjithsesi, ajo që i ka bërë prej shumë kohësh njerëzit që të vrasin mendjen është unaza që Princi Charles mban gjithmonë në gishtin e vogël të dorës së majtë.

Së pari, nuk është unazë martese. Unaza e madhe prej ari është një unazë vule dhe vihet në gishtin e vogël të dorës së majtë të dikujt.

Sipas Bloomberg, të tilla unaza kanë qenë përdorur që në kohën e Dhiatës së Vjetër dhe reflektojnë statusin social të poseduesit.

Unaza të tilla janë përdorur prej kohësh nga zotërinj të ndryshëm për të treguar klasën shoqërore në të cilën ata bënin pjesë.

Në rastin konkret, nëse dikush kishte ndonjë dyshim se Charles nuk është në të vërtetë pjesë familjes mbretërore, unaza me vulën zyrtare të princit të Uellsit e vërtetonte.

Princi e ka vënë këtë unazë në vitet ’70 ndërsa edhe princeshë Diana kishte dikur një të tillë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat