Dina Lohan e dashuruar me njeriun të cilin kurrë nuk e ka takuar

Mediale Vip

Dina Lohan e dashuruar me njeriun të cilin kurrë nuk e ka takuar

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Dina Lohan

Dina Lohan ka rënë në dashuri me një burrë të cilin kurrë nuk e ka takuar.

Nëna e Lindsay Lohan, foli për marrëdhënien e saj unike me ‘një person të veçantë’.

“Mezi pres të ju tregoj për këtë djalë”, tha 56-vjeçarja.

“Unë kam folur me të për pesë vjet. Çdo ditë, shumë, ndihem sikur e njoh”.

“E dini ndjenjën kur flisni me dikë në telefon?”.

Dina shpjegoi se ajo ende nuk e ka takuar njeriun misterioz sepse ai jeton në San Francisko duke u kujdesur për nënën e tij dhe nuk përdor Face Time për të folur me kamerë.

Ajo madje tha se do të martohet një ditë me të.

“Ai është i vërtetë. Betohem. Duket çudi por unë do të martohem me të. Unë flas me nënën e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat