Erdhi super bashkëpunimi “Një këngë sa një jetë” nga Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët - Bota Sot
Erdhi super bashkëpunimi “Një këngë sa një jetë” nga Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët

Mediale Vip

Erdhi super bashkëpunimi “Një këngë sa një jetë” nga Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët

Nga: B.S Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:08
Pamje nga klipi

“Një këngë sa një jetë”, kështu quhet projekri më i ri muzikor që sapo ka ardhur nga dy artistë shumë të njohur të muzikës shqiptare Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët. Kënga ka plot ritëm dhe do të jetë një hit i madh në tregun shqiptar. Muzika dhe teksti është punuar nga Besim Bunjaku, orkestrim nga Ermal Krasniqi dhe videoklipi realizuar nga Flamur Thaqi.

Që nga vija melodike edhe nga kombinimi i dy artistëve në tekst duket të jetë vërtetë mjaft e qëlluar, ndërsa mësojmë se kënga është menduar ka kohë dhe pritur gjatë deri sa të ishte gjetur më e mira për të bashkuar dy artistë që këndojnë rryma të ndryshme muzikore, por këtë të parën e kemi mësuar nga këngëtari Sefë Duraj, e nga Shemi mësojmë se pas hitit të tij “Xhamadani Vija Vija” ky do të jetë dueti më ibukur dhe kënga hit për të.

Kënga është punuar për ta dëgjuar të gjithë shqiptarët e për ta kërcyer kudo që nga një ambient familjar e deri te klubet./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...