Elvana rikthehet, me 17 shkurt në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës - Bota Sot
Elvana rikthehet, me 17 shkurt në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës

Mediale Vip

Elvana rikthehet, me 17 shkurt në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:30
Elvana Gjata

Elvana Gjata më në fund rikthehet, por jo në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të ngjitet në skenë pas muajsh ndërprerje, në Prishtinë, me 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Do të jetë një recital akustik i ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës. Lajmin e konfirmojnë për Mapo njerëz të afërt të këngëtares që po merren me organizimin e eventit. Gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me cdo detaj..

Elvana Gjata këngëtarja bukuroshe ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje të armatosur që u shoqërua dhe me një viktimë. Ngjarja tronditëse e bllokut, ku u ndeshën dy grupe rivale. Që prej asaj dite, këngëtarja e njohur u largua nga vendi. Ajo u komentua gjatë në rrjetet sociale, shpesh dhe u sulmua për lidhjen me një personazh të kronikës së zezë. Deri më sot, flitej shumë për thyerjen e heshtjes dhe rikthimin e saj. Spekullohej cdo ditë. Pavarësia e Kosovës ngjan një rast ideal për t’u bërë prezente, duke shmangur me finesë Tiranën. Një lloj hakmarrje e saj, ndaj qytetit që i solli sic besohet shumë trishtim. Koncerti do të nisë me 17 shkurt në Prishtinë me këngë patriotike, më pas me recitalin e plotë të Elvanës. Biletat kanë avulluar. Prishtina mezi po pret të dëgjojë live dhe në një akustikë të vecantë, Elvanën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...