U tha se Kortney Kardashian dhe Sofia Richie kopjonë njëra tjetrën, reagon kjo e fundit - Bota Sot
U tha se Kortney Kardashian dhe Sofia Richie kopjonë njëra tjetrën, reagon kjo e fundit

Mediale Vip

U tha se Kortney Kardashian dhe Sofia Richie kopjonë njëra tjetrën, reagon kjo e fundit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:55
Kourtney Kardashian, Scott Discik dhe Sofia Richie

Që prej ndarjes së saj nga Scott Discik dhe lidhjes së këtij të fundit me Sofia Richie, shpesh Kourtney Kardashian është krahasuar me partneren aktuale të Scott.

Janë të shumtë ata të cilët mendojnë se dy vajzqt kopjojnë njëra tjetrën në stilin e tyre, sa shpesh herë duken edhe si “binjake”. Rasti i fundit është vetëm para pak kohësh Sofia dhe Kourtney u përfolën nga fansat për gjatësinë e njëjtë të flokëve dhe se kopjonin njëra-tjetrën në stil.

Por sa bezdisen dy bukuroshet mbi këto krahasime?

Një burim shumë i afërt me Sofia-n ka pohuar për “HollywoodLife” se modelja nuk është aspak dakord me krahasimet që të tjerët bëjnë, pasi sipas saj nuk janë të vërteta:

“Kourtney është shumë e bukur dhe nuk më kopjon, as nuk e kopjoj aspak!”, ka thënë ajo.

Pavarësisht asaj që thuhet lart e poshtë, sipas burimeve të ndryshme e vërteta është se Sofia dhe Kourtney pëlqejnë shumë stilin e njëra-tjetrës dhe shkojnë shumë mirë bashkë.

“Kourtney e dashuron mënyrën si vishet Sofia”- ka pohuar një burim i afërt i Kourtney-t.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...