Dua Lipa edhe një herë bën historinë, fiton dy çmime Grammy

Mediale Vip

Dua Lipa edhe një herë bën historinë, fiton dy çmime Grammy

Nga: Bota sot Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 00:47
Dua Lipa

(E plotësuar) - Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar dy çmime “Grammy”.

Ajo fillimisht është shpërblyer për bashkëpunimin me Mark Ronson dhe Diplo, 'Electricity', duke u zgjedhur si kënga më e mirë  'Dance' e vitit.

Bukuroshja shqiptare, pos kësaj ka fituar edhe çmimin “Artistja më e mirë e vitit”, përcjell Bota sot.

Image

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.

***

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë  ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Image

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Twitter. Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe thotë se e ka të vështirë ta besoj.

“Nuk mund të besoj që kjo është e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Në videon e mëposhtme mund të shihni reagimin e saj pasi që merr lajmin e madh. Me anë të këtij postimi, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë në tapetin e kuq.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat