Çifti nga Kosova triumfon në “Lufta e Nuseve”

Mediale Vip

Çifti nga Kosova triumfon në “Lufta e Nuseve”

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 00:36
Kaltrina dhe Rinori

Kaltrina dhe Rinori ishte çifti që triumfoi në këtë episod të dytë të programit “Lufta e Nuseve 5”.

Çifti i parë në konkurrim ishte Sonila dhe Aureli. Sonila është nga ato nuse që do të lërë mbresë me çdo kusht tek shikuesit. Sharmante dhe e qeshur por…tmerrësisht e drejtpërdrejtë në komente dhe me një ambicie të pashoq. Protagonizmi është cilësia më e spikatur e saj.

Çifti i dytë, Kaltrina dhe Rinori vinin nga Kosova. Kaltrina ka lindur në Zurich, por është rritur me dashurinë për atdheun e prindërve, me traditat dhe zakonet shqiptare. Ajo në të gjitha ëndrrat për princin e kaltër shihte vetëm shqiptar. Dhe ëndrra e saj erdhi një ditë të bukur në formën e një video dasme të një kushërirës së saj. Aty, ajo spikati “një djalë simpatik 2 metrosh” siç na tregoi…E kështu filloi me mesazhe në rrjete sociale derisa një ditë të bukur u thotë prindërve: “Më ka marrë malli për gjyshen që e kam në Gjilan e dua të shkoj ta shoh”. Prindërit pak e besuan këtë version, por bënë sikur. Pa e ditur askush në të vërtetë arsyen, Kaltrina i hipi në avionit e pastaj taksisë dhe me të pyetur gjeti Rinorin. Sigurisht, kjo ishte surpriza më e bukur në jetën e tij. Gjyshja u harrua shpejt… Pas katër muajsh Rinori mbërriti në Zyrih për të zyrtarizuar lidhjen.

Çifti që mbylli episodin e dytë të “Lufta e Nuseve 5” ishin Elda dhe Arvis. Ata u njohën shumë vite të shkuara, kur shkolla e tyre në Itali organizoi një ekskursion në dimër. Të dy ishin natyra krejt të kundërta, Arvis hokatar dhe i hedhur, që ngacmohej me të gjitha vajzat e hidhte romuze, ndërsa Elda ishte e tërhequr dhe e mbyllur në vetvete. Madje ishte ulur e po dëgjonte muzikë në fund të autobusit, kur ndeshi me shikimin e Arvisit. Për një moment të dy ndjenë një vibracion, një shenjë tërheqjeje të dyanshme. Arvis e ktheu në sfidë, për të në atë autobus ekzistonte vetëm një vajzë. Ato ditë një borë e papritur bllokoi rrugët dhe kthimi u shty. Gjërat ishin shkruar të ndodhnin. Kanë kaluar 13 vjet që atëherë e deri në kurorëzimin në altar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat