“Thank U, Next”, Ariana Grandes ia ka “shpëtuar jetën” - Bota Sot
“Thank U, Next”, Ariana Grandes ia ka “shpëtuar jetën”

Mediale Vip

“Thank U, Next”, Ariana Grandes ia ka “shpëtuar jetën”

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 06:10
Ariana Grande

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka folur rreth bërjes së albumit të saj të ri “Thank U, Next”, duke thënë se “në njëfarë mënyrë ia ka shpëtuar jetën asaj”.

Këngën më të fundit këngëtarja 25-vjeçare është publikuar këtë të premte, më 8 shkurt, gjashtë muaj pas lansimit të albumit të saj të fundit “Sweetener”.

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, Grande ka treguar se si bërja e albumit “Thank U, Next” e ka ndihmuar atë shumE. “E kam bërë atë me miqtë e mi të ngushtë për një periudhë shumë të shkurtër dhe në njëfarë mënyrë më ka shpëtuar jetën”, ka thënë këngëtarja, shkruan nme.

“Ky ishte një kapitull super sfidues dhe pastaj miqtë e mi e bënë atë të mahnitshëm dhe të veçantë. Ishte vërtetë shumë bukur. Unë nuk mendoj se jeta ishte ndonjëherë aq keq sa ishte kur filluam ta bëjmë albumin”, ka treguar Grande.

Intervistën e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...