Mesazhi i Dua Lipës pasi fitoi dy çmime “Grammy”: Nuk ka rëndësi nga vini

Mediale Vip

Mesazhi i Dua Lipës pasi fitoi dy çmime “Grammy”: Nuk ka rëndësi nga vini

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:09
Dua Lipa

Dua Lipa ka folur me shumë emocion pasi fitoi dy çmime në ceremoninë "Grammy".

Dua Lipa pasi mori çmimin “Artistja më e mirë e re”, e emocionuar ka dhënë një mesazh me plot kuptim.

“Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë storie të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e leni të ndikojë në ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni”, janë fjalët e Duas.

Image

Për ndryshe, përveç se u shpall “Artistja më e mirë e re”, Dua Lipa fitoi edhe në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Kujtojmë që Dua Lipa arriti ta bëj historinë tek shqiptarët, duke u bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat