Reperi shqiptar për Duan: Na vendosi në hartë

Mediale Vip

Reperi shqiptar për Duan: Na vendosi në hartë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Dua Lipa

Dua Lipa ka arritur të shënojë historinë në "Grammy Awards".

Dua Lipa ka fituar dy çmime “Grammy” në edicionin e sivjetmë të këtij eventi.

Këngëtarja është shpërblyer me çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Image

Dua bëhet njëherësh shqiptarja e parë që fiton çmim “Grammy”, duke bërë gjithë shqiptarët të krenohen me këtë sukses.

Reperi Gashi, i cili po bën karrierë në botë, ka uruar shqiptaren në mënyrë të veçantë.

Image

“Dua Lipa është shqiptarja e parë që fiton Grammy!? Është çmenduri. Historia u shënua. Ajo na vendosi në hartë sonte  @dualipa urime”, janë fjalët e Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat