Dua Lipa, Lady Gaga dhe Kacey Musgraves dominojnë Grammys - Bota Sot
Dua Lipa, Lady Gaga dhe Kacey Musgraves dominojnë Grammys

Mediale Vip

Dua Lipa, Lady Gaga dhe Kacey Musgraves dominojnë Grammys

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 09:21
Dua Lipa, Lady Gaga dhe Kacey Musgraves

Dua Lipa u shpërblye me dy çmime Grammy natën e mbrëmshme në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Ajo fitoi çmimin për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”.

Dua tha se ishte “nervoze dhe mirënjohëse” derisa pranoi çmimin për “Artisten e re më të mirë”, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës.

23 vjeçarja nga Kosova falënderoi të gjitha grate që ishin të nominuara në këtë kategori duke shtuar se “këtë vit jemi rritur me të vërtetë”.

Image

Komenti ishte një thumb për presidentin e Grammys, Neil Portnow, i cili vitin e kaluar u përpoq të shmangë kritikat për mungesën e grave fituese duke thënë se gratë duhet të “rriten” në mënyrë që të konsiderohen.

Duke folur në prapaskenë, Dua Lipa tha “Të jesh e nominuar në kategorinë për ‘Artisten e re më të mirë’ kur ka kaq shumë artiste gra të nominuara në këtë kategori është një ndryshim i madh – është një ndryshim që duam të shohim në vitet e ardhshme. Është një ndryshim i madh nga vitet e kaluara, kjo duket e drejtë sepse ka kaq shumë artiste që unë i dua dhe admiroj”.

Në ndërkohë, Kacey Musgraves fitoi çmimin për “Albumin më të mirë të vitit”.

Image

Musgraves ia ka dedikuar çmimin “bashkëshortit të saj të ëmbël” me të cilin është dashuruar derisa po punonte në këtë album.

Ajo fitoi gjithsej katër çmime me “Golden Hour” albumin e saj të tretë i cili kombinon muzikën country me elemente të psikodelisë.

Lady Gaga ka fituar tri çmime – “Performancën më të mirë të zhanrit pop” për “Joanne” dhe “Duetin më të mirë në zhanrin pop” për “Shalloë” – kolonën zanor te filmit të nominuar për çmimin Oscar “A Star Is Born”.

Gaga, mes lotëve, ka falënderuar Bradley Cooper, kolegun e saj dhe regjisorin, i cili nuk ishte pjesë e Grammys për të qenë pjesë e The Baftas në Londër.

Image

Ajo po ashtu në fjalimin e saj ka theksuar mesazhin që filmi përçon për shëndetin mendor duke i thënë audiencës “Nëse sheh dikë që po e lëndon, mos e nënvlerëso”..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...