Dua Lipa: Një ëndërr e vërtetë u realizua

Mediale Vip

Dua Lipa: Një ëndërr e vërtetë u realizua

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shprehur tejet e lumtur për dy çmimet e fituara mbrëmë.

‘Një ëndërr e vërtetë u realizua’, është shprehur ajo përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Përmes këtij postimi, ajo ka falënderuar të gjithë fansat e saj, duke thënë se është shumë mirënjohëse dhe përulet para tyre në këtë moment.

Dua gjithashtu falënderoi ekipin e saj, të gjithë artistët dhe ata që bashkëpunuan me të, si dhe normalisht familjen e saj për gjithë përkrahjen.

Përndryshe, Dua Lipa ka triumfuar mbrëmjen e kësaj të diele gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”.

Ajo është shpallur artistja e re më e mirë për vitin 2019, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.

Po ashtu ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën  “Electricity”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat