Cardi B dhe Offset ribashkohen zyrtarisht në Grammy

Mediale Vip

Cardi B dhe Offset ribashkohen zyrtarisht në Grammy

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset janë ribashkuar – dhe këtë e kanë treguar me një puthje me gjuhë.

Dy muaj pasi u bë e ditur se çifti u nda pas një skandali të tradhtisë, ata u ribashkuan së fundmi në Atlanta gjatë Super Boël.

Por Cardi dhe Offset e bënë zyrtare ribashkimin e tyre në tapetin e kuq në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve Grammy.

26 vjeçarja Cardi dhe 27 vjeçari Offset nuk përtuan të pozojnë para fotografëve duke ndarë një ‘puthje’ me gjuhë.

Në njërën nga fotografitë, reperja e cila kishte veshur një dizajn me ngjyrë rozë dhe të zezë nga Mugler, me perla rreth belit, qafës dhe në flokët e saj – mbante duart e të dashurit të saj derisa përkulet drejt tij për të prekur gjuhët.

Në një moment tjetër, reperja shihet derisa tërheq fytyrën e Offset dhe e tërheq afër vetes për një moment edhe më intim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat