Nga deklaratat kundër Meghan Markle, motra e saj ka fituar me miliona dollarë

Mediale Vip

Nga deklaratat kundër Meghan Markle, motra e saj ka fituar me miliona dollarë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Samantha Markle dhe Meghan Markle

Nëse keni pyetur përse motra e Meghan Markle, herë pas here bën deklarata të çuditshme për shtypin, “Cosmpolitan” ju jep përgjigjen. Sipas të dhënave, Samantha Markle deri më tani ka fituar nga mediat mbi 100 milionë dollarë. Para se ajo të bëjë një deklaratë ju vendos mediave një shifër të caktuar parash dhe menjëherë pasi përfundon fjalët ajo paguhet. Raportet tregojnë se fitimi i saj do të shtohet edhe më shumë pasi të vijë në jetë fëmija i parë i dukeshës dhe princit. Samantha është shprehur se mezi po e pret atë periudhë, pasi dëshiron të tregojë me çdo kusht disa sekrete lidhur me shtatzëninë e së motrës.

Meghan ka raporte jo të mira me të gjithë familjarët e saj, përveç së ëmës. Edhe i ati i aktores është vënë kundër saj dhe herë pas here edhe ai prononcohet për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat