Alicia Keys edhe pa grim rrëmben vëmendjen në “Grammy Awards”

Mediale Vip

Alicia Keys edhe pa grim rrëmben vëmendjen në “Grammy Awards”

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Alicia Keys

Alicia Keys ishte në ceremoninë e 61-të të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” dhe ajo duket se kishte vendosur që të bie në sy të të gjithë të pranishmëve me pamjen e saj.

Këngëtarja 38-vjeçare ishte nikoqire e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të muzikës dhe në skenë u shfaq krejtësisht e kuruar dhe grimosur.

Ajo tha se ky vendim ka të bëjë me shprehjen e saj dhe se kurrë nuk do të donte të kthehej në periudhën kur dukej bukur në saje të “make-up”.

“Unë dua të shpreh veten dhe do të doja të dëshiroja që ta bënin të njëjtin gjë edhe shumë të famshmit”, përfundoi këngëtarja.

Përndryshe, në vitin 2016 bukuroshja vendosi të mos vinte më grim dhe me këtë rast kishte thënë se tanimë nuk humb kohë në botën materiale.

“Çdo herë kur largohesha nga shtëpia, shqetësohesha nëse kam harruar që të vendosi grim dhe nëse dikush do të më bëjë ‘make-up’. Ishte pasiguri sipërfaqësore, por me të vërtetë mendova kështu”, tha ajo.

Ndryshe, Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin në këtë mbrëmje dhe shkëlqyen me paraqitjet në qilimin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat