Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi po jeton muajt më të bukur në pritje për t'u bërë nënë për herë të parë. Gjatë kësaj kohe Almeda ka postuar shpesh foto e video duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Ditën e sotme ajo ka vendosur të zbulojë edhe më shumë duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram.
Një prej tyre e ka pyetur Almedën nëse do e lindë bebin në mënyrë natyrale apo me prerje cezzariane.
"Unë kam dëshirë të bëj lindje normale por çfarë do ndodhë deri në momentin e fundit është punë e Zotit. Mjafton të vijë shëndoshë e mirë", përgjigjet Almeda.