A ka përçarje në grupin e tij? Mc Kresha zbulon për herë të parë problemet me kolegët

Mediale Vip

A ka përçarje në grupin e tij? Mc Kresha zbulon për herë të parë problemet me kolegët

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:34
Mc Kresha

Reperi i njohur i grupit “PINT”, Mc Kresha, është një ndër artistët më të komentuar e të ndjekur nga publiku shqiptar.

Këngët e tij priten me padurim nga fansat dhe pas publikimit kthehen në hite. Por në një intervistë për “Prive”, reperi ka rrëfyer se si janë marrëdhëniet mes grupit, a ka pasur pasur probleme e përçarje.

Kresha është shprehur se në çdo label ka probleme, por ata i zgjidhin gjërat vetëm mes kolegëve pa i bërë mediatike.



“Edhe tek ne ka pasur largime të artistëve apo pakënaqësi mes njerëzve, por ne nuk i japim bujë mediatike problemeve tona. Secili label ka probleme, edhe ne kemi probleme. Nuk jemi ne pa probleme. Por problemet tona ne mundohemi sa më minimalisht ti nxjerrim para publikut, se publikut nuk i interesojnë problemet tona. Publikut i intereson puna jonë”, shprehet reperi Kresha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat