Sinani sjell bashkëpunimin e parë me Andrrën? Zbulohen detajet e këngës së re

Mediale Vip

Sinani sjell bashkëpunimin e parë me Andrrën? Zbulohen detajet e këngës së re

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:05
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

Dy ditë më parë, këngëtari i njohur Sinan Hoxha lajmëroi në profilin e tij në “Instagram” se shumë shpejt do të sjellë projektin më të ri muzikor. “Luje luje” është titulli i këngës që pritet të publikohet.

Pavarësisht se Sinani nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këngën e re, gazetari Olti Curri ka zbuluar se edhe bashkëshortja e këngëtarit, Andrra Destani do të jetë e pranishme në klip.

Andrra shkëlqen në krah të këngëtarit, teksa të dy janë veshur bardhë e zi dhe qëndrojnë në dëborë, pranë një kali i cili do të jetë pjesë e videoklipit.

Olti Curri ka shkruar se ende nuk dihet nëse ky do të jetë një bashkëpunim mes çiftit, apo Andrra është thjesht modele në klipin e tij.

“Andrra Destani në sheshxhirimin e klipit të ri të Sinanit… Çfarë bën Andrra aty? Është protagoniste si modele apo… këndon… Mos është duet!!! Ah ç’na hapet punë deri nesër”, shkruan Olti në postimin e tij në “Instastory”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat