Festoi për 2 milionë ndjekës në Instagram, Encës i ndodh e papritura

Mediale Vip

Festoi për 2 milionë ndjekës në Instagram, Encës i ndodh e papritura

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:30
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia është përballur me një situatë të pakëndshme.

Këngëtarja Enca Haxhia dje (e martë) e ka bërë një postim nëpërmjet të cilit ka potencuar se është shqiptarja e vetme që ka arritur t’i bëjë 2 milionë ndjekës në Instagram.

Më pas ajo ka festuar për këtë arritje dhe i ka falënderuar përzemërsisht ata që e kanë mbështetur.

“2.000.000 Ndjekës  Faleminderit aq shumë ? Me të vërtetë, ajo që ka rëndësi për mua është t’ju bëjë të lumtur me muzikën time, të frymëzoni me udhëtimin tim dhe çdo ditë, madje edhe nëse Postimet e mia ju motivojnë ose ju bëjnë buzëqeshje, kjo më bën të lumtur   Ju dua pafund!”, ishin fjalët e Encës.

Mirëpo në fund ajo u ‘zhgënjye’ keq pasi ka prej atyre që i kanë hequr ‘followin’. Enca tashmë nuk është “shqiptarja e vetme me 2 milionë ndjekës” pasi i ka vetëm 1.9.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat