Aktorja dhe këngëtarja shqiptare bën emision gatimi! - Bota Sot
Aktorja dhe këngëtarja shqiptare bën emision gatimi!

Mediale Vip

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare bën emision gatimi!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:14
Nertila Koka

Këngëtaren Nertila Koka nuk e kemi parë prej kohësh, ndonëse ka qenë një ndër zërat dhe figurat më të dashura shqiptare kryesisht në vitet ’80. Prej 28 vitesh ajo i ka munguar publikut shqiptar por për të gjithë dashamirësit e saj ka një lajm të mirë.

Nertila është rikthyer, ndonëse jo ashtu siç jemi mësuar ta shohim. Artistja e njohur nuk është rikthyer, as si këngëtare e as si aktore, por si kuzhiniere.

Duket se gjatë gjithë viteve që Koka ka jetuar në Suedi ajo ka njohur një pasion të madh për gatimin, pasion që së fundmi ka vendosur ta ndajë edhe me publikun shqiptar.

Mes një llogarie personale në youtube, Nertila do të jetë e pranishme nëpërmjet videosh ku ajo do të publikojë receta të ndryshme gatimi.

“Le të gatuajmë me Nertila Koka” është ‘emisioni’ më i ri i gatimit nga i cili do të kemi mundësi të njohim shijet  e ikonës shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...