Jo vetëm këngëtar, tani Flori Mumajesi po eksperimenton me një tjetër profesion

Mediale Vip

Jo vetëm këngëtar, tani Flori Mumajesi po eksperimenton me një tjetër profesion

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Flori Mumajesi

Kantautori i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, duket se gjithmonë qëllon në shenjë me këngët e tij, të cilat menjëherë kthehen në hite.

E teksa para disa ditësh ai zbuloi për fansat, dilemën për të hequr dorë nga muzika, së fundmi po tregon se ka ende shumë për t’i dhënë tregut muzikor.

Pak kohë më parë, këngëtari i njohur postoi në profilin e tij në “Instagram” një video ku njoftoi se nuk do të dorëzohet, pasi mori shumë mbështetje nga fansat të cilët e duan shumë muzikën e tij.

Së fundmi Flori po zbulon se çdo ditë e më shumë suksesi i tij po rritet. Tashmë përveçse këngëtar dhe tekstshkrues, Mumajesi ka vendosur që të eksperimentojë me një profesion tjetër, regjinë.

Miku i tij, Bruno ka publikuar këngën më të re me titull “Zoti t’më vrasë”. Teksti dhe muzika janë të Florit, por jo vetëm kaq. Mumajesi ka proejktuar edhe klipin e këngës, e cila ka korrur menjëherë sukses pasi ka marrë komente pozitive nga publiku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat