Kim tregon mendimin e vërtetë të Kanye për mënyrën se si grimohet ajo

Mediale Vip

Kim tregon mendimin e vërtetë të Kanye për mënyrën se si grimohet ajo

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:16
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një ndër çiftet më të komentuar e të pëlqyer të showbizz-it.

Edhe pse kanë një martesë të suksesshme, kjo nuk do të thotë që nuk kanë mosmarrëveshje.

Dhe kur vjen puna te grimi i Kim Kardashian, Kanye e ka të qartë çfarë mendon. Gjatë kursit të makijazhit që miku i saj, Mario Dedivanovic organizon, Kim u shpreh se Kanye nuk ja përton ta thotë haptaz atë që mendon për mënyrën si ajo lyhet.

“Ai ka shpesh opinione të forta. Hyn në dhomë dhe thotë “A e di se i ke lyer faqet shumë rendë” apo “Çfarë po bën? Ajo nuk është forma jote e buzëve.”- ka treguar Kim. Por atij i pëlqen se si Mario e grimon bashkëshorten e tij dhe madje e ka telefonuar t’i kërkojë të rrijë gjithnjë në L.A.

“Ai e merr Marion në telefon pa më thënë mua! Dhe Mario shfaqet pa e ditur unë dhe thjesht thotë “Oh Kanye më telefonoi dhe më tha se kishe një emergjencë për grimin.”- ka përfunduar ajo.

Dhe ne ju rikujtojmë se Kanye gjithnjë ka qenë i vëmendshëm ndaj mënyrës se si Kim duket. Më herët ai ka hedhur të gjithë rrobat e saj të vjetra, në mënyrë që të kishte një rifreskim stili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat