Ariana Grande dhe Kylie Jenner humbasin miliona ndjekës në Instagram

Mediale Vip

Ariana Grande dhe Kylie Jenner humbasin miliona ndjekës në Instagram

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Ariana Grande dhe Kylie Jenner

Kylie Jenner dhe Ariana Grande, dy nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, kanë humbur papritur miliona ndjekës të mbrëmjen e së mërkurës.

Ariana, e cila kishte 145 milionë ndjekës, ra në 142 milionë.

Ndërsa Kylie, e cila kishte pothuajse 127 milionë, tani ra në 124 milionë ndjekës.

Gjithashtu personazhe të tjerë të famshëm si James Charles  pësuan rënie të ndjekësve.

Rrjeti i madh sociale shpjegoi atë që po ndodhte me fansat e të famshmëve duke thënë: "Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se disa njerëz kanë pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve. Po punojmë për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur."

Fillimisht u mendua se bëhen fjalë për një spastrim masiv të llogarive të rreme në Instagram, por mesa duket bëhet fjalë vetëm për një gabim në përllogaritjen e ndjekësve.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat