Si rrallë herë, Nexhmije Pagarusha shkruan për dashurinë: Ndjenja më e mirë që mund ta kemi!

Mediale Vip

Si rrallë herë, Nexhmije Pagarusha shkruan për dashurinë: Ndjenja më e mirë që mund ta kemi!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Nexhmije Pagarusha

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha si rrallë herë është aktivizuar në rrjetin e saj social Facebook.

Ikona shqiptare, ka bërë një shkrim me plot kuptim dhe me një mesazh të fuqishëm, pikërisht në ditën e Shën Valentinit.

Pagarusha ndër të tjera ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër dhe i kanë dhuruar dashuri. Ndërsa ka rikujtuar rëndësinë e të dhuruarit dashuri.

Pershendetje te dashurit e mi,

Sot festohet dita ku vemendjen e ka ndjenja me e bukur qe mund ta kemi. Une ju uroj qe dashuria te mbizoteroj ne jeten e secilit duke qene te rrethuar nga njerezit me te dashur. Perqafoni e dhuroni dashuri mes vete !

Sic kishte thene edhe Henry Miller: “Ne te vetmen gje qe ne nuk mund te ngopemi kurre eshte dashuria. Dhe e vetmja gje qe ne nuk e japim sa duhet eshte Dashuria.”

Poashtu, shfrytezoj rastin duke ju falenderuar per vazhdimesine qe keni treguar karshi meje duke me dhuruar dashuri e ngrohtesi ne zemren dhe shpirtin tim me urimet qe me keni derguar.

E juaja,

Nexhmije Pagarusha

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat