Pak muaj pas martesës, Hailey zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë nga Justin

Mediale Vip

Pak muaj pas martesës, Hailey zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë nga Justin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Pas martesës së tyre të fshehtë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk kanë ngurruar të zbulojnë detaje që lidhen me jetën e tyre private. Çifti i njohur kanë treguar në çdo mënyrë se janë marrëzisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por duket se në marrëdhënie Hailey është më e përkëdhelura.

Në një video të re për “Harper’s Bazaar’ modelja e njohur ka treguar një histori të veçantë të një nga dhuratave më të bukura që ka marrë nga Justin.

“Një ditë u ktheva nga puna në shtëpi dhe bashkëshorti im më kishte blerë lule. Këtë gjë askush nuk e ka bërë për mua, pa pasur ndonjë arsye apo rast të veçantë”, – ka rrëfyer Hailey.

Gjithashtu ajo e ka prezantuar veten në video si Hailey Bieber, duke bërë shaka se nuk është më një Baldwin. Justin dhe Haily zyrtarizuan lidhjen në shtator të 2018 dhe së shpejti pritet të bëjnë dhe një ceremoni për martesën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat