Lady Gaga në lidhje me Bradley Cooper?

Mediale Vip

Lady Gaga në lidhje me Bradley Cooper?

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Pas lansimit të filmit "A Star Is Born", ku rolet kryesore i luajtën Lady Gaga dhe Bradley Cooper, shpërthyen spekulime se mes tyre ka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

Kimia në mes të këngëtares dhe aktorit të vjetër është e padiskutueshme.

Në ceremoninë e çmimeve Grammy, Lady Gaga erdhi pa të fejuarin e saj Christan Carino dhe fansat vërejtën se ajo nuk mbante unazën e shtrenjtë. Pas këtij detaji, filluan spekulimet se këngëtarja ka probleme me të dashurin e saj për shkak të Bradly Cooper.

Ndërkohë, ka spekulime edhe rreth ndarjes së Cooper dhe partnerit të tij, modeles Irina Shayk, pasi sipas burimeve të mediave të huaja të afërta me çiftin të dy ata prej kohësh janë të pakënaqur me njëri-tjetrin, dhe për shkak të diversitetit të tyre janë gjithnjë e më shumë duke u larguar nga njëri-tjetri.

Një problem tjetër është se Bradly dhe Irina kanë interesa të ndryshme kur bëhet fjalë për jetën e tyre private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat