Dhuratën më të bukur këtë Shën Valentin e mori aktorja e njohur nga Kosova!

Mediale Vip

Dhuratën më të bukur këtë Shën Valentin e mori aktorja e njohur nga Kosova!

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:48
Teuta Krasniqi

Lule, dedikime me fjalë zemre, dhurata materiale e shpirtërore gjithçka pamë këtë 14 shkurt në personazhët e famshmëm shqiptar!
Por nëse do të na duhet të zgjedhim dhuratën më të bukur e më kuptimplotën, të gjithë biem dakord se aktorja Teuta Krasniqi është përkëdhelur tejet nga bashkëshorti i saj Adonis Morina.

Adonisi ka menduar ta ketë syrin e bashkëshortes gjithmonë me vete, duke e shenjuar në shpinën e tij nëpërmjet një tatuazhi. Tejet e emocionuar nga surpriza e partnerit, Teuta ka ndarë në instastori Valentinin e saj teksa mban në shpinë syrin e saj!

“Trupi yt është udhëtimi yt dhe tatoo’t e tuaj janë historia jote. Zemër faleminderit për dhuratën më të çmuar e më kuptimplotë të të gjitha kohërave. Ti je historia ime e dashurisë, historia e jetës time…Valentini im të dua”; ka shkruar aktorja në foton e postuar duke shprehur kështu emocionet që mori nga kjo dhuratë e veçantë.

Teuta dhe Adonisi kanë një marrëdhënie 5- vjeçare dhe nga dashuria e tyre ka lindur vogëlushja Kaia. Ndërsa aktorja është gjithashtu nënë e Tarës 8- vjeçare të cilën e ka nga martesa e parë me këngëtarin Blero.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat