Cila është pasuria e Jessica Albës?

Mediale Vip

Cila është pasuria e Jessica Albës?

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Jessica Alba

Jessica Alba e ka nisur karrierën e saj në aktrim në moshë shumë të re.

Ajo e bëri debutimin e saj si aktore kur i kishte vetëm 13 vjet, në “Camp Nowhere” në vitin 1993.

Më pas, një vit më vonë, ajo pati një rol në “The Secret World of Alex Mack”.

Më vonë, Alba fitoi edhe një nominim për çmimin Golden Globe për rolin e saj në serinë televizive “Dark Angel”.

Por roli i saj që e bëri Jessica Albën të njihet dhe të mbahet mend ishte padyshim roli i saj në filmin “Honey” në vitin 2003 ku e kishte rolin e vajzës me emrin e njëjtë sit ë filmi.

Më vonë, Jessica Alba luajti edhe shumë role të tjera si në Fantastic Four, Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer, Good Luck Chuck, The Eye, Valentine’s Day, Little Fockers dhe të tjera.

Cili është biznesi i aktores?

Por Alba nuk jeton vetëm nga të ardhurat që i fiton nga puna e saj si aktore. Ajo është po ashtu një biznismene shumë e suksseshme.

Ajo bashkë me Christopher Gavigan kanë lansuar biznesin e tyre “The Honest Company” në vitin 2012, ku shesin produkte për mirëmbajtjen e trupit dhe për foshnje.

Libri i saj “The Honest Life” u bë Bestseller i New York Times në vitin 2013.

Në vitin 2015, ajo lansoi produktet e bukurisë për mirëmbajtjen e trupit të quajtuar Honest Beauty.

Por cila është pasuria e Jessica Albës?

Me disa filma të Hollywoodit pas saj dhe një biznes shumë të suksseshëm, Jessica Alba po shijon një karrierë shumë të suksesshme dhe fitimprurëse.

Sipas Moneyinc, aktorja dhe biznesmenja ka pasuri prej 350 milionë dollarëve.

Kompania e saj raportohet se ka vlerë prej 1 miliardë dollarëve ndërsa  Alba zotëron 15 deri në 2 për qind të kompanisë.

Çfarë po bën aktorja Jessica Alba aktualisht dhe cila është familja e saj?

Jessica Alba aktualisht më shumë është e fokusuar në biznesin e saj të suksseshëm se sa në karrierën e saj si aktore.

Ajo megjithatë do të kthehet së shpejti në një shoë televiziv që do të nisë më vonë gjatë këtij viti.

Ajo është e martuar me Cash Warren, që është djali i aktorit Michael Warren, me të cilin është takuar në xhirimet e Fantastic Four.

Ata kanë tre fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat