Premierë: Era Istrefi publikon “Selfish”

Mediale Vip

Premierë: Era Istrefi publikon “Selfish”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Era Istrefi

Era Istrefi ka publikuar këngën e saj të re “Selfish” në bashkëpunim me dimitri Vegas dhe Like Mike.

“Selfish”është punuar nga producentë të huaj dhe xhirimet e klipit janë kryer në qytetin e Los Angeles.

Këtë bashkëpunim, Era e kishte zbuluar për publikun në muajin dhjetor të vitit 2018, kur kishte performuar në “Tomorrowland” në Belgjikë.

Një nga veshjet, e cila ka marrë vëmendje, me të cilën Era shfaqet në videoklip  është xhaketa e markës së njohur “Versace”.

Faqja e njohur në Instagram, “What They Wearin”, ka zbuluar se xhaketa që Era ka veshur ka kushtuar 2100 Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat