Rita Ora viktimë e mashtruesve, i vjedhin shumë të madhe parash

Mediale Vip

Rita Ora viktimë e mashtruesve, i vjedhin shumë të madhe parash

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:34
Rita Ora

Ylli i pop-it, Rita Ora është viktimë e mashtrimit prej 3.4 milionë funtash.

Një kontabilist ka pranuar mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë edhe yllin e pop-it, Rita Ora, prej rreth 3.4 milionë funta, shkruan BBC.

Andrew Munday, 37 vjeç, synonte ish-gjyqtaren e X Factor dhe të tjerët, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

Veprimet e tij u zhvilluan ndërkohë që ai ishte i punësuar nga firma e përhershme e kontabilitetit “Blue Cube Business Ltd”, tha policia.

Munday është deklaruar fajtor në gjykatë për nëntë akuza mashtrimi.

Pas rastit, avokati i Rita Orës, Graham Shear tha se një ‘pjesë thelbësore’ e parave të marra nga klientja e tij, janë rikuperuar

Shear i cilësoi veprimet e Munday si të turpshme, ndërsa një tjetër viktimë ishte edhe kompozitori i Northamptonshire VV Brown.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat