Ndahen pak muaj pas shpalljes së fejesës, çfarë po ndodh me çiftin Gaga-Carino?

Mediale Vip

Ndahen pak muaj pas shpalljes së fejesës, çfarë po ndodh me çiftin Gaga-Carino?

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:57
Lady Gaga dhe Christian Carino

Lady Gaga po shijon sukses të madh në muzikë, por e kundërta ndodh në jetën e saj private.

Ajo ka kaluar shpesh në situata jo të favorshme ku shpesh është ndarë nga njerëzit që kishte përkrah.

Vetëm pak muaj pasi shpallën fejesën e tyre Lady Gaga dhe Christian Carino janë ndarë.

Burime thonë se këngëtarja u nda nga i fejuari javën e kaluar. Dhe Christian po përpiqet dëshpërimisht  për tu kthyer me të.

Fansat spekuluan se çifti është ndarë pasi Carino nuk shoqëroi këngëtaren në eventin e Grammy 2019.

Në fakt Gaga nuk e mbante në gisht unazën e fejesës me vlerë 400 dollarë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Por burime të tjera thonë se çifti është bashkë, duke thënë se Lady nuk e vendosi unazën për shkak të performancës që do realizonte.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku në eventin e SAG Awards 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat