“Thank U, Next” i Ariana Grandes shënon histori në Britani - Bota Sot
“Thank U, Next” i Ariana Grandes shënon histori në Britani

Mediale Vip

“Thank U, Next” i Ariana Grandes shënon histori në Britani

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:52
Ariana Grande

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka bërë histori në toplistat në Britani me albumin e saj më të fundit “Thank U, Next”.

Këngëtarja 25-vjeçare e ka lansuar këtë album javën e kaluar, më 8 shkurt, vetëm 6 muaj pas lansimit të albumit “Sweetener”.

“Thank U, Next” është në pozitën e parë në toplistën e albumeve më të mira në Britani të Madhe (Official UK Albums).

Gjithashtu, Grande mban edhe dy pozitat e para në toplistën e këngës më të mirë në Britani të Madhe (Official UK Singles), shkruan nme. Në pozitën e parë është kënga “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe në pozitën e dytë me këngën “7 Rings”.

Grande, po ashtu, është artistja e parë femër në histori që mban pozitat e para në Britani të Madhe në toplistat për albumin më të mirë dhe këngën më të mirë.

Grande është artistja e katërt që mban këto lloj pozita nën 100 ditë qëndrimi, duke iu bashkuar kështu Elvis Presleyt, John Lennonit dhe Justin Bieberit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...