Nuk ia njihte hallën, Eni bëhet xheloze dhe ia fshin Gencit nga Instagrami

Mediale Vip

Nuk ia njihte hallën, Eni bëhet xheloze dhe ia fshin Gencit nga Instagrami

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:34
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Vetëm pak kohë më parë këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranuan publikisht lidhjen duke i dhënë më në fund përgjigje zërave që qarkullonin për ta. Tashmë që marrëdhënia e tyre është e qartë dhe çifti del publikisht bashkë të gjithë kërkojnë të dinë më shumë.

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku ishin të ftuar, Genci dhe Eni u pyetën nëse ishin xhelozë për njëri-tjetrin. Ishte Prelvukaj ai që tregoi se në fillimet e lidhjes së tyre Eni i kishte fshirë nga Instagrami hallën, pasi ishte bërë xheloze.

Ermal Mamaqi: Do t’iu bëj edhe disa pyetje çiftërore. A jeni xhelozë për njëri-tjetrin?

Genc Prelvukaj: Çfarë të të them Ermal, mi fshiu të gjitha hallat nga Instagrami… E ç’bëra pastaj, njoftova kushërirat dhe iu thash që çdo gjë mund të ndodhë në ditët në vazhdim.

Eni Koçi: Kjo ka një histori… Në fillim ishte si sugjerim, i thashë Gencit mos mbaj njerëz që nuk i njeh në Instagram. Ky indiferent më tha mua: Hiqi, bëj çfarë të duash… Dhe unë në fillim e pyeta nëse i njihte nja 2-3 nga ato që kishte dhe më tha që nuk i njihte. Unë po gjurmoja ato me arusha në fakt, kur shoh një femër bombë. Nuk e pash fare mbiemrin e saj, direkt e hoqa nga Instagrami. Pasi e hoqa e pyeta se kush ishte? Çfarë thua u përgjigj Genci, ajo është halla ime… Të njëjtën hallë për pak e kam hequr edhe një herë tjetër…

Ermal Mamaqi: Ti qenke e pandreqshme, ndan njeriun nga fisi…

Eni Koçi: E ndava, por e bashkova prap dhe i kërkova edhe falje hallës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat