Jona Spahiu flet për mungesën e të atit në dasmën e saj

Mediale Vip

Jona Spahiu flet për mungesën e të atit në dasmën e saj

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 06:42
Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri

Moderatorja e njohur Jona Spahiu i dha fund beqarisë më 11 qershor të vitit të kaluar, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Frenkli Ymeri në një dasmë private në Tiranë.

Jona është shprehur edhe më parë se dasmën e bëri edhe për të respektuar kujtimin e babait të saj të ndarë nga jeta, i cili do të deshironte ta shihte të lumtur. E ftuar në “Thumb”, programi që trasmetohet cdo të shtunë në Abc News, moderatorja rrëfeu për ndjesitë që përjetoi. Dy moderatoret Aulona dhe Fatma e kanë pyetur Jonën se  cila mund të ishte “porosia” apo urimi i babait të saj po të ishte prezent atë ditë? Çfarë do t’i thoshte ai Jonës?

“Nuk besoj se do m’i kishte lënë për atë ditë këshillat se babi ka qenë natyrë që ka punuar fort me ne. Nëse unë isha kjo vajza me fjalorin e zgjeruar dhe me fjalë të mëdhaja,  ishte për “fajin” e tij. Nëse të gjithë fëmijët e tjerë dilnin luanin përjashta, unë rrija lexoja dhe në darkë itregoja çfarë kisha mësuar. Ai ka punuar gjithë jetën shumë me ne. Lotët do i kishin rrëshkitur atë ditë , thjesht do më kishte bekuar. Ai nuk e ka njohur Frenklin por jam shumë e sigurt që do ta donte. Gocat gjejnë tek partneri një pjesë të sterotipit që kanë parë tek babai i tyre dhe me mua ka ndodhur.”, ka rrëfyer Jona.

Duket se shprehja aq e njohur e më të vjetërve, se vajzat bien në dashuri me meshkuj që u ngjajnë baballarëve të tyre, merr plotësisht kuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat