Genc Prelvukaj nuk i flet familjarëve të Eni Koçit? Më në fund del e vërteta - Bota Sot
Genc Prelvukaj nuk i flet familjarëve të Eni Koçit? Më në fund del e vërteta

Mediale Vip

Genc Prelvukaj nuk i flet familjarëve të Eni Koçit? Më në fund del e vërteta

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Genc Prelvukaj

Është përfolur për një kohë të gjatë në median rozë se Genc Prelvukaj nuk kishte raporte aspak të mira me familjen e partneres së tij, Eni Koçi. Të gjitha këto zëra ai i hodhi poshtë mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në “Xing me Ermalin” .

“Kam një raport shumë të mirë me familjen e Enit. Edhe me Gretën kam një raport fantastik. Kemi mirëkuptim, nuk kemi as përplasje idesh”, u shpreh Genci.

Çifti ndau me publikun disa detaje pikante rreth historisë së tyre të dashurisë.

“Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time. Më pas u njohëm në një koncert në Amerikë”, rrëfeu Genc Prelvukaj, duke treguar kështu fillesat e dashurisë së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...