“Kaloi edhe një përvjetor pa ju kënduar asnjë këngë të vetme atyre që na sollën Pavarësinë”

Mediale Vip

“Kaloi edhe një përvjetor pa ju kënduar asnjë këngë të vetme atyre që na sollën Pavarësinë”

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 23:51
Fatmir Makolli

Sot në vendin tonë kudo është festuar 11 Përvjetori i Pavarësisë.

Në këtë datë të rëndësishme, janë mbajtur aktivitete të ndryshme anembanë Kosovës, ku po përmbyllen me koncerte festive.

Është rapsodi kosovar, Fatmir Makolli ai që ka kritikuar edhe këtë organizim të sivjetmë. Ai ka shkruar se edhe në këtë përvjetor nuk u këndua asnjë këngë për ata që sollën Lirinë e vendit, që falë tyre edhe Kosova fitoi Pavarësinë.

Ky është statusi i tij:

Kaloi edhe nji përvjetor, pa ju kënduar asnji këngë të vetme atyre që na sollën Pavarësinë, nuk mjafton vetëm vendosja e kurorave, por sot atyre ish dashtë t’u përmendet emri përmes këngëve të Rapsodëve që i thuren me plot përkushtim. Ata në luftë i kënduan Lirisë që na e sollën, e ne në Liri nuk këndojmë për luftën dhe heroizmin e tyre -TURP bile edhe GJYNAH….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat