Nuk ka munguar urimi i Granit Xhakës.
Futbollisti shqiptar i cili luan për ekipin e Arsenalit, Granit Xhaka, e ka uruar Kosovën për ditëlindjen e 11-të të saj.
Këtë e bëri nëpërmjet postimit të një fotografie në të cilën shihet bashkë me bashkëshorten e tij, Leonitën.
“Gëzuar 11 vjetorin e pavarsisë Kosovë. Paqe, mbarësi dhe begati për gjithë popullin shqipëtar. ”, ishte urimi i Xhakës në Instagram.