Detajet që nuk i kishim vënë re nga lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin

Mediale Vip

Detajet që nuk i kishim vënë re nga lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:50
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Dy ditë më parë u përhap menjëherë në mediat rozë lajmi se moderatorja e njohur Arbana Osmani është në një lidhje të mundshme me regjisorin e emisionit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë, u zbulua se Arbana dhe bashkëshorti i saj, Ardit Kore, i kishin dhënë fund historisë së tyre të gjatë 16-vjeçare.

Mirëpo së fundmi “InTv.al” ka zbuluar disa detaje që kanë çuditur fansat.

Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende së bashku, dhe e gjitha kjo është vënë re nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Dyshja ka postuar fotografi, ku shfaqen në të njëjtat vende, megjithëse nuk kanë dalë gjithmonë bashkë në fotot e bëra. Këto të fundit datojnë që prej vitit 2016.

Po ashtu një tjetër detaj që përforcon dyshimet për një lidhje të mundshme janë komentet në Instagram që dëshmojnë afrimitetin e tyre.

Në fund të puntatës finale të emisionit të sezonit të kaluar, Arbana ndër të tjera u shpreh kështu: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je.”

Pas kësaj deklarate, reagoi Grishaj në Instagram duke shkruar: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat